Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
info-zkgj-kpj@rks-gov.net

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Mirësevini në ueb-faqen e Zyres së Komisionerit për Gjuhët

Ueb-faqja e Zyres së Komisionerit për Gjuhët ofron informata të detajuara lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me gjuhët zyrtare si dhe me gjuhët në përdorim zyrtar në teritorin e Republikës së Kosovës.

Kjo zyre përbëhet nga një ekip energjik i cili aktivisht punon në zbatimin e mandatit të zyres, mbron, promovon të gjitha gjuhët e komuniteteve dhe përkujdeset për përdorimin e drejtë të të gjitha gjuhëve në Kosovë.

 

Gjithashtu kjo zyrë punon që gjuhët zyrtare të kenë trajtim të barabartë në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, në institucionet e pavarura dhe ndërrmarjet publike,duke respektuar ligjin, duke respektuar te drejtat e njëri tjetrit përfshirë edhe të drejtën e çdo individi në përdorimin e gjuhës së vet. Po ashtu angazhohet në ngritjen e kapaciteteve nëpër institucione për përdorimin e gjuhëve, jep rekomandime dhe mbështetë çdo iniciativë pozitive,për të avancuar shumëllojshmërinë gjuhësore në Kosovë.

Lansohet aplikacioni për telefona të mençur “Language Officer” për ankesa të qytetarëve

Aplikacioni Language Officer për telefona mobil është produkt i programit dy vjeçar „Përkrahja e përpjekjeve të Komisionerit për gjuhët në avancimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në 12 komuna partnere të projektit të USAID të Avancojnë Kosovës në Bashku” të cilin OJQ-ja Komunikim për zhvillim të shoqërisë (CDF) nga Graçanica e ka zbatuar në...më shumë

Ceremonia përmbyllëse e Programit trevjeçar Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT)

Në ceremoninë përmbyllëse të programimit trevjeçar Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT)-USAID, Zyres së Komisionerit për Gjuhët i është dhënë çertifikata për bashkëpunim të mirrëfilltë në disa projekte me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.më shumë

Mungesa e gjuhëve zyrtare në fletë udhëzimet e barërave, temë që e ngritë ZKGJ në takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përfaqësuesit e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët (ZKGJ) kanë takuar përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim të diskutimit lidhur me fletë udhëzimet e barërave, në të cilat jo rrallë mungon përdorimi i gjuhëve zyrtare - gjuha shqipe apo gjuha serbe. më shumë

Trajtimi i ankesave të qytetarëve për çështjet gjuhësore, temë e diskutimit me përfaqësuesit e ZRE, KEDS dhe KESCO.

Përfaqësuesit e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët (ZKGJ) në ambientet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, janë takuar me përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRE), të Kompanisë kosovare për distribuim të energjisë elektrike (KEDS) dhe Kompanisë kosovare për furnizim me energji elektrike (KESCO).më shumë

Mbahet konferenca finale e projektit “Mbështetje përpjekjeve të Zyrës së Komisionerit për Gjuhët në përmirësimin e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në komunat partnere të AKB-së”

Komisioneri për gjuhët, z.Sllavisha Mlladenoviq, ka marrë pjesë në konferencën finale të projektit “Mbështetje përpjekjeve të Zyrës së Komisionerit për Gjuhët në përmirësimin e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në komunat partnere të programit të USAID “Avancojmë Kosovën së Bashku” i cili është implementuar nga...më shumë